Si të fshish një llogari në Gmail?

Për të fshirë llogarinë tuaj në Gmail ju duhet të veproni kështu :

Hapni faqen e Gmail.

Hyni në llogarinë tuaj me anë të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit tuaj.

Në të djathtë të faqes tuaj keni një shenjë, në të cilën kur klikoni ju shfaqen butoni Settings. Klikoni mbi të.1

Pas klikimit te Settings, ju shfaqen disa mundësi të tjera më anë të të cilave ju mund të veproni mbi llogarinë tuaj .

Për të fshire llogarine ju duhet të klikoni mbi butonin Account

.2

Pasi ta klikoni , përsëri ju shfaqen disa opsione. Ju duhet të klikoni mbi”Other Google Account Settings”

.3

Shtypni butonin Products dhe pastaj “Edit Your Products”

45

 Pas kësaj ju shfaqen dy opsione të reja :” Delete a product “dhe” Delete Account”. Ju duhet të klikoni tek Delete Account!

6

Dhe në fund ju duhet të selektoni çdo kuti (checkbox) dhe të shkruani fjalëkalimin tuaj . Dhe ne fund ju shtypni butonin “Delete Google Account”!

7

Nëse më vonë provoni përsëri që t’ju hapet llogaria juaj , kjo gjë nuk do të ndodhë, pasi ajo tashme është fshirë.