π në art!

654321

Kjo është matematika që ju nuk e keni parë kurrë më parë- e transformuar në një art!

Krijuar nga dizenjuesit Cristian Ilies Vasile dhe  Martin Krzywinski, imazhet mahnitëse tregojnë nurmin  π, raportin e perimetrit të rrethit me diametrin e tij., që është përafërsisht e barabartë më 3,14159. Dizenjuesit vendosën ta transformojnë atë në pjesë të artit me shumë ngjyra. Fillimisht Cristian Ilies Vasile kishte idenë   e lidhjes së çdo shifre të π tek shifra e saj pasardhëse në mënyrë të njëpasnjëshme , duke krijuar imazhe të bukura të ngjashme me lodrat Spirograph të famshme në vitet ’70. Martin Krzywinski shtoi  në mendimin e Vasiles , duke treguar probabilitetine  kalimit , për çdo shifër  përmes  10 shifrave për të krijuar një seri të tërë imazhesh , duke përdorur 1000  dhe 2000 shifra të π.Ai gjithashtu krijoi dhe  një seri imazhesh që tregonin “flluska “ jashtë imazhit kryesor  për të ditur se ku ndodhen sekuenca të veçanta.”Flluskat që llogartitin numrin e lidhjeve  menjëherë tërheqin vëmendjen për në zonen ku jane vendosur më së shumti shifra specifike”-shpjegon ai. Për shembull është një flluskë e  madhe në sementin  e 9  e caktuar për në rendin ‘999999’. Ekipi ka manipuluar gjithashtu edhe  disa shifra për të krijuar  modele spirale të përbera nga pika të mëdha si pjesë e serive fotografike.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk/