Mishi i printerit 3D mund të jetë e ardhmja e ushqimit!

1

Një nga punët më emocionuese të printerit 3D ditët e fundit, është prodhimi i indeve njerëzore.

Në një risi mahnitëse kjo teknologji mund të  aplikohet në mënyrë të njëjtë edhe për indet e kafshëve. Disa studiues tani janë në kërkim  të mënyrës se si mund të rritet artificialisht mishi i viçit dhe lloje të tjera mishi , kjo për të  ndaluar mbipopullimin e kafshëve. Në bisedën e fundit që është bërë nga  Andras Forgacs bashkëpunëtor me studiuesit e tjerë  flet për aspiratat e firmës së tij për të rritur mishin në laborator. Ky proces u kërkon studiuesve të marrin qelizat e kafshëve dhe ti mbajnë ato në laborator derisa ata  të rriten dhe të bëhen mish . Kjo pastaj i çon ata në gjendjen e mishit të shtypur me printer 3D. Në videon më poshtë Forgacs thotë  që kompania e tij po rrit lëkurë në laborator. Ai tregon mostrat e kësaj lëkure dhe mishit të prodhuar nga printer 3D. Nëse kjo gjë tingellon si shumë  e pamundur për ju mos harroni hamburgerin që keni ngrënë këtë gusht  me mish të rritur në laborator . Testuesit raportuan që ai ishte shumë i mirë dhe vetëm se i mungon pak yndyrë.

Burimi:http://www.webpronews.com