Qukapiku ndihmoi në krijimin e helmetës prej kartoni.

 

 images (2)            helmet_custom-0de5f4f58136bae18a68377f09411f2f884c7447-s6-c10

 

Qukapiku ështe gjallesa që vuan më shumë nga tronditjet. Është llogaritur që koka e tij hyn ne brendesi të drurëve rreth 12000 herë në ditë me një shpejtësi 7m/s .Dhe edhe pse me një tronditje të madhe neë kokë ata nuk pësojnë asnjeë dëmtim. Qukapiku  ka një shumëllojshmëri përshtatjesh anatomike që bëjnë qe ai t’u rezistojë këtyre  goditjeve.

Dizenjuesi  industrial  Anirudha Surabhi ka krijuar një helmëtë shumë të fuqishme  biçikletash  që I mbron  çiklistët nga  dëmtimi  në kokë.Këtë helmetë ai e ka krijuar duke imituar karakteristikat dalluese te anatomisë së qukapikut. Surabhi ishte I interesuar për të krijuar një helmetë shumë të fortë.Disa vite më parë ai po ngiste biçikletëb  ne  Notting Hill në Londër  ku pësoi një aksident.Ai e kishte vënë helmetën e tij , por ai përsëri shkoi në spital sepse kishte pësuar tronditje. ‘’Unë nuk u  rrezova shumë keq’’,-thotë ai . ‘’Ishte një rënie e vogël , por përsëri helmeta ime  u thye.  Që nga ajo ditë ai vendosi që të ndërtonte një helmetë shumë te fortu dhe duke u frymëzuar nga  natyra.

Hulumtuesit  treguan se qukapikët  kanë një shumëllojshmëri të përshtatjeve anatomike që bejne që ata te mos lëndohen.P.sh qukapikët kanë një kockë (hyoid) që është e ndryshme nga zogjtë e tjerë.Kjo kockë shkon përgjatë pjesës së gojes dhe vashdon me pjesën e poshtme  të kafkës.Pra kjo kocke  ështeë shumë e gjatë dhe mbeshtillet ne kafkën e qukapikut si një rryp .

Por ajo që u kap nga Surabhi ishte një tipar tjetër I qukapikut . Qukapiku është I vetmi zog në planet ku sqepi dhe kafka janë të bashkuar.Ato ndahen vetëm nga një kërc  I  lakueshem që  është ne vrima .Ky kërc vepron si një amortizues dhe ndihmon mbrojtjen nga goditjet.

Surabhi vendosi që te krijonte  këtë lloj shtrese bira-bira brenda helmetës.Ai provoi çdo material qelq, gomë, tapë, fibër karboni , karton etj .Materiali I cili ai duhej të përdortë duhej të ishte I forte , I aftë për të mbrojtur trurin nga çdo goditje dhe gjithashtu duhej të ishte I lehtë. Nga eksperimentet që ai beri  arriti ne përfundimin se materiali I duhur ishte kartoni. Por nuk ishte një karton I thjeshtë .Ai e kishte dyfishuar ate dhe kishte kopjuar strukturën e krimbit.

“Elementet gjashtëkëndor ekzistojnë kudo  dhe  ato ofrojnë mbrojtje nga ndikimi pothuajse në të gjitha drejtimet.” thotë SURABHI.

Struktura e materialit nuk është krejt e njëjtë me atë të përdorur nga qukapikët. Struktura gjashtëkëndor huall mjalti, përveç për të qenë të fortë, është gjithashtu relativisht e lehtë për të prodhuar.