Pse zebrat kanë vija ?

1 2

Kjo është një ndër misteret më të vjetra të biologjise evolucionare.

Një ekip I studiuesve në Mbretërinë e Bashkuar ,  mendojnë se kanë zbuluar prova të cilat tregojnë se vijat I kanë përdorur kuajtë afrikanë për të verbuar grabitçarët. Ata thonë se vijat , punojnë si një iluzion optik  që fshehin levizjet e zebrës dhe e mbrojnë atë nga të qenit e sulmuar! Shkencëtarët nga Royal Holloway, Universiteti I Londrës dhe Universiteti I Queensland, përdorën modelet kompjuterike për të vërtetuar hipotezën e tyre. “Vijat , jo vetëm që ngatërrojnë grabitçarët e mëdha si luanë ..etj , por gjithashtu edhe insektet e dëmshme  e fluturat janë ndikuar nga vijat,” tha profesor Johannes Zanker nga Departamenti i Psikologjisë në Royal Holloway.

Vijat e dukshme të orientuara në krahun e një zebre dhe vijat vertikale të ngushta të cilat kalojnë në shpinën  dhe në qafën e  saj, japin sinjale të papritura, të cilat ngatërrojnë shikuesin , sidomos në një tufë zebrash. Njerëzit dhe shumë kafshë kanë diçka të njohur si ‘mekanizmat e zbulumit të lëvizjes’ e cila procedon drejtimin e lëvizjes së diçkaje.

Burimi: http://www.dailymail.co.uk