Hyperloop projekti i ri i sistemit të transportit duke përdorur kapsula brenda një tubi.

hyperloopSiç kishte premtuar në fund të qershorit, Elon Musk ka publikuar detajet e projektit të ri Hyperloop.

Bëhet fjalë për një revulucionarizim të sistemit të transportit i cili bën të mundur përshkimin e linjës Los Angeles-San Francisco në më pak se 30 minuta. Sipas themeluesit të PayPal, Tesla Motors e SpaceX, Hyperloop është një alternativë më pak e kushtueshme se linja hekurudhore e prezantuar për këtë linjë.

Hyperloop megjithatë është një lloj transporti që do të ju shtohet 4 transporteve aktualë, ajrorit, hekurudhorit, automobilistikut dhe ujorit. Sistemi është më pak i kushtueshëm më i sigurtë dhe më i thjeshtë, i pavarur nga kushtet atmosferike, i qëndrueshëm nga pikpamja e energjisë dhë aspak i keç për peisazhin. Kostaja e projektit është afër 6 miliard dollar përkundrejt 70 miliardëve që kushton linja hekurudhore. Musk ka planifikuar ndërtimin e një prototipi  në një shkallë të vogël brenda tre ose katër viteve të ardhshme.

Sistemi i quajtur “Hyperloop” do të shfrytëzonte një tub të madh me ajër. Brenda tij, kapsula do të qëndronte në ajër dhe do të udhëtonte me një shpejtësi mbi një mijë e njëqind kilometra në orë. Ajri do të thithej nga një ventilator i fuqishëm në njërën anë të tubacionit dhe do të shtynte kapsulën nga një ventilator tjetër në anën e kundërt të tubacionit. Sistemi është i ngjashëm me tubat pneumatike që transportojnë kapsula të mbushura me letra në ndërtesat e vjetra.

Çdo kapsulë mund të transportojë deri në 28 pasagjerë. Intervali i kohës ndërmjet dy kapsulave do të jetë 2 minuta ndërsa largesa ndërmjet tyre 37km. Dy  tubacione çeliku që lejojnë udhëtimin në të dy drejtimet, do të ngrihen  mbi shtyllat e vendosura çdo 30 metra, të pajisura me kushineta për të zbutur goditjen e një tërmeti. Pjesa më e madhe do të ndjekë drejtimin e autostradës ekzistuese, duke reduktuar kështu efektet. Çmimi i biletës  parashikohet të jetë 20 dollarë. Projekti Hyperloop është i LIRË. Të gjithë mund të kontribuojnë në realizimin e tij, mund të dërgojnë sugjerimet në adresën hyperloop@teslamotors.com ose  hyperloop@spacex.com.

(Burimi webnews.it)