Kaskë e padukshme për biçikleta. Shpikja nga dy studentë suedezë

kaske per bicikletaBiçikleta është një nga elementët më të rëndësishme të jetës në Suedinë moderne. Të paktën 80% e popullsisë së këtij vendi e disponon mjetin me dy rrota dhe e përdor shpesh atë gjatë javës, qoftë për transport të shpejtë dhe efikas, qoftë për kënaqësi. Megjithatë, vetëm 1/3 e tyre mbajnë kaskë mbrojtëse teksa ecin rrugëve.

Kaska vendoset rreth qafës, ka një zinxhir mbyllës dhe disa sensorë të cilët analizojnë 200 herë në sekondë çdo lëvizje dhe paralajmëron për mundësinë e aksidentit. Në rast se ai ndodh, atëherë kjo shpikje funksionon si airbeg për kokën dhe qafën.

Çdo vit në Suedi, 300 persona pësojnë fraktura të ndryshme në kokë nga aksidentet me biçikletë. “Hovding” mund të ripërdoret edhe pas një aksidenti. Por me një kosto prej 540 dollarësh, disa mendojnë se është një pajisje e shtrenjtë. Megjithatë, krijuesit e kaskës mendojnë se shumë shpejt ajo do të bëhet pjesë e pandashme e çiklistëve në Suedi.(krokodili.al)