Studimi tregon se atmosfera e Marsit ka oksigjen që prej 4 miliardë vjetësh

mars-planetStudiuesit gjetën se shkëmbinjtë që ndodhen në sipërfaqen e Marsit kanë më shumë nikel se sa meteoritet. Kjo gjë tregon se sipërfaqja e marsit në fillim kishte  shumë oksigjen. Gjetjet janë publikuar në revistën Nature.                                                                  ”Ajo që kemi shfaqur është se edhe meteoritet edhe shkëmbinjtë vullkanikë në sipërfaqen  e Marsit   kanë origjinë të ngjashme me brendësinë e Marsit por  shkëmbinjtë në sipërfaqe vijnë nga një mjedis i pasur me më shumë oksigjen” tha   Bernard Wood  një bashkëpunëtor i studimit dhe profesor i Universitetit të Oksfordit në Departamentin e Shkencave  të Tokës

Wood dhe kolegët e tij besojnë se ndyshimi i përbërjes së materialit të Marsit  mund të jetë shkak i nëntërheqjes , proces  nëpërmjet të cilit materiali i sipërfaqes riciklohet  në brendësi të planetit. Hipoteza e ngritur thotë që Marsi ka qenë i oksigjenuar që herët dhe nënterheqja ka sjellur në sipërfaqe materiale , ndërsa meteoritet janë material Marsian më i ri se ai në brendësi të planetit.

“Implikimi është se Marsi ka pasur një atmosferë të pasur me oksigjen në një kohë, rreth 4000 milion vjet më parë, edhe para ngritjes së oksigjenit atmosferik mbi tokë rreth 2500 milion vjet më parë”, tha Wood. 

Burimi:http://www.webpronews.com